Zyrtari i AAK-së kërkon hetim për marrëveshjen e Demarkacionit, thotë: Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike!

Mos i humb

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi, por jo të gjithë në këtë parti janë gëzuar për marrëveshjen e arritur.

Fatmir Humolli, kandidat i AAK-së për Podujevën në zgjedhjet e fundit ka thënë madje se veprimi i fundit duhet të hetohet edhe nga Prokuroia e Shtetit.

“Të nënshkruajmë faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.

Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekëput kundër vetes?!”, ka shkruar Humolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!”, ka shkruar ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit