Zyrtari i lartë i DASH-it: SHBA do të jetë në anën tuaj, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje

Mos i humb

LSI: Mbi 700 mln euro, vjedhje e dokumentuar, ja faktet e reja tronditëse që demaskojnë oreksin e qeverisë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje koncesionin e rrugës Milot-Fier, të cilën e cilësoi një mega vjedhje korruptive.

Hoti: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, unë do ta kryesoj

Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë. Kështu...

Shqipëri : Janë regjistruar 64 raste dhe 2 vdekje të reja nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit .

Janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është...

Spanjë: Janë regjistruar 17 vdekje nga Covid-19, shifra më e lartë që nga 19 qershori

Spanja ka përjetuar 17 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, buxheti më i lartë ditor që nga 19 qershori.

Në ceremoninë për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka folur edhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

Palmer ka thënë se intervenimi i NATO-s më 12 qershor 1999 ishte i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë.

“Sot po shënojmë 2o vjetorin e mbylljes së operacionit të forcave të NATO-s në Kosovë. NATO ka intervenuar pas shterrimit të përpjekjeve diplomatike. Ka qenë përpjekja e fundit për të gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit. Rrethanat në vitin 1999 kanë kërkuar intervenim për të shmangur një katastrofë”, ka thënë Palmer.

Ai ka shtuar se në këtë përvjetorë kujtojmë shumë qytetarë e ushtarë që kanë humbur jetën.

“Le ta përsërisim zotimin tonë për të ndërtuar të ardhmen, paqen dhe prosperitetin për fëmijët tanë. Përkrahja e SHBA-ve për këtë shtet vazhdon” ka thënë Palmer.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka kthim mbrapa.

“Ne nuk jemi në favor të kthimit të orës mbrapa sa i përket pavarësisë së Kosovës . SHA do të jenë në anën tuaj, pranë jush, por sot,  ditët kanë kaluar kur SHBA-të, BE-ja, NATO do të marrë vendime për ju”, theksoi Palmer.

Palmer përmendi edhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të arrihet një marrëveshje e cila përfundon me njohje të dyanshme, dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet që këto dy vende kanë për të ardhmen. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinj, dhe të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane”,  tha Palmer.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Vdesin edhe 6 persona në QKUK nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës...

Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen...

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...