Zyrtari i OKB-së vizitë në Korenë e Veriut

Mos i humb

Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështje politike, Jeffery Feltman, po qëndron në vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, që paraqet vizitën e parë të një zyrtari të OKB-së pas gjashtë vitesh.

Agjencia e lajmeve koreanoveriore KCNA raporton se Feltman në Phenian u prit nga kryediplomati i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, të cilën e transmeton KCNA, thuhet se Ri dhe Feltman kanë biseduar për aktivitetet dhe ndihmën e OKB-së për Korenë e Veriut si dhe “për tema të tjera që paraqesin shqetësime të përbashkëta”. Feltman në Korenë e Veriut arriti të martën dhe pritet të qëndrojë katër apo pesë ditë.

Ndërkohë, nuk pritet të ketë takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Në Korenë e Veriut veprojnë gjashtë agjenci të OKB-së në të cilat punojnë rreth 50 punonjës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit