Zyrtari rus “dush të ftohtë” SHBA-ve dhe Izraelit

Mos i humb

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, tha se janë të papranueshme përpjekjet për të treguar Iranin si kërcënim ndaj sigurisë së rajonit ose krahasimin e tij me grupet ndërkombëtare terroriste.

Patrushev, i cili po merr pjesë në samitin trepalësh të sigurisë SHBA-Rusi-Izrael që organizohet në Kudsin Perëndimor, në deklaratën për gazetarët, shkaktoi efektin “dush të ftohtë” në SHBA dhe Izrael pasi e mbrojti Iranin.

Ai pas takimit, i cili trajtoi gjendjen në Siri dhe ndikimin e Iranit në rajon, u bëri thirrje SHBA-ve dhe Izraelit që të inkurajojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

“Janë të papranueshme përpjekjet për të treguar Iranin si kërcënim ndaj sigurisë së rajonit ose krahasimin e tij me grupet ndërkombëtare terroriste”, tha Patrushev duke folur për propagandën të cilën SHBA-të dhe Izraeli janë duke e zbatuar kohëve të fundit ndaj Iranit.

Në samitin e kryesuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përveç Patrushevit morën pjesë këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit