​Historianët e Deçanit: Hoti duhet të japë dorëheqjen

Mos i humb

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por...

U largua në Turqi/ 1.4 milionë dollarë dëm shtetit, arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-drejtorin e OST-së (Operatori i Sistemit të Transmetimit), Klodian Gradeci. Kështu, dikur...

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Një nga rreziqet më...

Nëse keni ndonjë nga këto 7 aplikacione, duhet ta fshini atë

Shumë aplikacione pretendojnë se do të lehtësojë disa aspekte të jetës për ju, qoftë dëgjimi i muzikës, luajtja e lojërave video, kujdesi...

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Uashington, duke thënë se nuk mund të quhet marrëveshje historike pasi janë letra vetnënshkruese të cilat i kanë sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës.

Sipas tyre, letra vet-nënshkruese nuk mund të quhet si marrëveshje, e aq me shumë marrëveshje historike, ngase ajo nuk ka logo shtetërore, dhe nuk ka preambule se marrëveshje me kënd nënshkruhet, pra mungon subjektiviteti kushtetuese që ndërlidhin marrëveshje mes vete.

“Pafuqia e kryeministrit Hoti, është parë me rastin e takimit me Presidentin Tramp dhe realizmit të telefonatës me Kryeministrit izraelit. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar dhe në të njëjtën kohë konsideron se letra dy faqesh e vet-nënshkruar nga Hoti në Uashington, do të ketë pasoja afatgjate për Kosovën dhe popullin e saj. Është tepër e papranueshme se si delegacioni i Kosovë, në të ashtuquajturën “Marrëveshja e Uashingtonit”, e fusin kontestin pronësor në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Komunës së Deçanit në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër. Me ketë akt Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Hoti kanë shkelur Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës. Është e pa pranueshme të kërkohet zbatimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016 për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat jashtë ligjshme dhe në mënyre anti kushtetuese po mundohen të ia bartin në pronësi Manastirit të Deçanit dhe kreut të saj Sava Janjiq. Ne, i rikujtojmë Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Tramp, se ishin administratat e Shtëpisë së Bardhë, ato që i kanë kundërshtuar ligjet diskriminuese të Millosheviqit, dhe si pasoj e këtyre ligjeve shqiptarët e Kosovës filluan luftën për çlirimin e vendit nga pushteti diktatorial i Millosheviqit. Pra, amerikanët kanë qenë kundër ligjeve dhunuese të Millosheviqit. Pra, është e pa pranueshme se si administrata e Presidentit Tramp, kërkon që Kosova të i zbatoj ligjet e Millosheviqit, kur dihet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, në plotëni është i ndërtuar mbi ligjet e kohës së Millosheviqit”, thuhet në reagim.

Duke e marrë për bazë shumë pika të “Marrëveshjes se Uashingtonit”, e posaçërisht atë për pronat e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili me vet-nënshkrimin e letrave në Uashington me 4 shtator 2020, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngase ka përkrahur zbatimin e ligjeve të Millosheviqit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” është vendim i vdekur. Ai nuk do të zbatohet dhe assesi nuk duhet të zbatohet. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, dhe gjyqtaret e tjerë të kësaj gjykate anti kushtetuese dhe anti kombëtare, duhet të hetohet dhe të ndjeket penalisht për tradhti kombëtare, ngase kanë legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit në Kosovë me nënshkrimin e vendimit që pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastirit të Deçanit dhe krye kriminelit Sava Janjiq. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon fuqishëm përkrahjen që po i behet kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, andaj i bene thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, që edhe ato të kërkojnë të drejtat e tyre rreth pronave në Kosovë. Duke e parë se kishat dhe manastiret ortodokse po marrin toka dhe prona si në bahçe të babës, andaj edhe Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës, të i kërkojnë pronat dhe pasuritë e tyre që i ka konfiskuar ish regjimi komunistë. Pra, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës duhet të ngritin zërin e tyre, ngase me “Marrëveshjen e Uashingtonit” u kërkua edhe kthimi i pronave për komunitetin hebrenj në Kosovë. Pra, diskriminim që po i behet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm. Kosova, ka hyre në një corr sokak i cili në fund do të jetë i dhimbshëm për qytetarët e saj”, thuhet në reagim.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shihni se çfarë mund të bëjë një aparat fotografik me 3,200 megapikselë

Shkencëtarët nga Menlo Park, Laboratori Kombëtar me bazë në Kaliforni, bënë fotografitë e para digjitale në botë me një aparat 3,200 megapikselë,...

Bolivi, anulohen akuzat për terrorizëm kundër Moralesit

Gjykata boliviane ka anuluar akuzat për terrorizëm dhe kryengritje kundër ish-presidentit Evo Morales, menjëherë pas fitores presidenciale të Luis Arce-s nga partia...

Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 33 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të...

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur...

Aeroplani “përshëndet” çiftin e ri me një “grusht” ujë

Momenti kur seti fotografik i një çifti të ri është shkatërruar nga një aeroplan, është kapur në kamera. Priscila...