BE nis ndërtimin e sistemit të parë kuantik të sigurisë

Mos i humb

Së shpejti do të nisë zhvillimi i sistemit të parë satelitor evropian për gjenerimin e çelësave kriptografikë të sigurisë më të lartë, për komunikimet sensitive të qeverive të vendeve të BE-së.

Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka arritur marrëveshje për implementimin e projektit me një kontratë prej 50 milionë eurosh me konsorciumin hapësinor Thales Alenia Space.

Misioni SAGA, i ESA-së në bashkëpunim me Komisionin Evropian, për të cilin bazat u vendosën në vitin 2019, konsiston në krijimin e një infrastrukture evropiane të komunikimit kuantik.

Objektivi është zhvillimi i sistemit satelitor kuantik, për të garantuar që të gjitha vendet anëtare të BE-së të kenë akses në një komunikim me siguri të lartë për shkëmbimin e informacionit shumë të ndjeshëm.

Projekti është parashikuar të zhvillohet në dy faza: në fazën e parë, që do të zgjasë dy vjet, do të krijohet projekti i plotë dhe prototipi i skemës; pas përfundimit të kësaj periudhe, do të nisë prodhimi.

Misioni SAGA ka si objektiv promovimin e komunikimeve satelitore, duke forcuar sovranitetin dixhital, sigurinë kibernetike dhe konkurueshmërinë industriale të Evropës në epokën kuantike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit