Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Mos i humb

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”, që goditi Greqinë juglindore në orët e para të së premtes.

Stuhitë me reshje të dendura shiu shndërruan rrugët e Athinës në lumenj që vërshonin, duke marrë përpara edhe automjete të parkuara dhe duke bllokuar qarkullimin rrugor.

Jo vetëm në Athinë, por edhe në rajone të tjera, përfshirë ishujt e Egjeut, përmbytjet kanë izoluar zona të tëra të banuara dhe fshatra.

Në Nea Peramos, në perëndim të rajonit të Atikës, u përdorën varka për të evakuuar banorët.

Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në 20 qytete të vendit, ndërsa ekipet e emergjencës zbritën që natën në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë dhe për të zhbllokuar rrugët, ku pati edhe reshqitje dhe dherash.

Qeveria ka urdhëruar vënien e trupave shtesë në gatishmëri, pasi situata mund të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit