I
Qëkur mu dha dija e drita
Qartë e drejt për të parë
Kujt ti falenderohem e dita
Ja nisa si për herë të parë
II
Me llogari zero çbekim vërtet
Mirënjohje Atij që mi dha po vet’
Po Ai veç mi shtonte oh sa Bujar
A do mundem ti përmbahem vallë?!
III
Sa herë falenderoja Ai mi shtonte
Bekimet shpesh më lanë mbranë’
Prej nga nisa egoja çdo herë lëshonte
Spo rri gjithherë n’krye ti bëj ballë..
IV
Çka me ba veç me luftu e me shpresu
Nkto beteja kjo luftë ska me maru
Ndoshta kur të dalim krejt nga kjo botë
Kem’ me shly e me dalë të bardhë si bor’
Autor: Ibrahim Xhepmetaj


