Aksionet e Nvidia-së shënojnë rekord, marrëveshjet me Nokia dhe Stellantis nxisin euforinë për IA

Mos i humb

Mbetet më pak se një muaj deri në publikimin e rezultateve tremujore të Nvidia-s, të parashikuara për 19 nëntor, por ndërkohë vlera e aksioneve të kompanisë po arrin nivele rekord në Bursë.

Rritjen e fundit e kanë nxitur marrëveshjet e reja të nënshkruara nga kompania, përfshirë bashkëpunimin me Nokia në fushën e telekomunikacionit dhe me Stellantis për zhvillimin e teknologjisë së drejtimit autonom.

Këto partneritete kanë rritur entuziazmin e investitorëve për inteligjencën artificiale, duke e bërë atë më konkrete në planin industrial. Si pasojë, aksionet e Nvidia-s u rritën me 7,6% në tregtimin paraprak në Wall Street, duke arritur në 179 dollarë për aksion, ndërsa kapitalizimi i tregut të kompanisë po i afrohet 5 trilionë dollarëve.

Rritja e vlerës së kompanisë vjen si rezultat i interesit të madh për inteligjencën artificiale, por edhe i marrëveshjeve të rëndësishme që drejtori ekzekutiv Jensen Huang ka arritur me qeverinë amerikane dhe me kompani të mëdha ndërkombëtare. Përveç Nokias, ndër partnerët e fundit të Nvidia-s përfshihen Samsung, Stellantis, Hyundai Motor Group dhe OpenAI.

Edhe pse rritja e tregut ndikohet nga vrulli i investimeve në AI, analistët theksojnë se Nvidia ka përfituar më shumë se të tjerët, pasi ajo po udhëheq transformimin teknologjik në nivel industrial. Kjo e vendos kompaninë në të njëjtin rang me gjigantët Microsoft, e cila sapo ka kaluar kufirin e 4 trilionë dollarëve në kapitalizim pas zyrtarizimit të pjesëmarrjes së saj 27% në OpenAI dhe Apple.

Sipas mediave amerikane, rritjen e fundit të vlerës së aksioneve e kanë nxitur edhe deklaratat e Huang-ut, i cili njoftoi një sërë partneritetesh të reja. Nga Washingtoni, ai theksoi se “Shtetet e Bashkuara mund ta fitojnë garën për inteligjencën artificiale nëse pjesa tjetër e botës përdor sistemet e Nvidia-s”, duke përfshirë edhe zhvilluesit kinezë.

Ndër projektet më të rëndësishme të njoftuara janë zhvillimi i një teknologjie të rrjeteve që do t’i mundësojë Nvidia-s të bashkëpunojë me kompjuterët kuantikë, marrëveshja me Nokia-n për telekomunikacionin dhe një plan i gjerë për drejtimin autonom, ku do të përfshihen Uber dhe Stellantis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit