Anulimi i debatit të dytë presidencial, debati në televizione të ndryshme

Mos i humb

Edhe pse debati i dytë televiziv mes dy kandidatëve për president në SHBA, u anulua pas infektimit të Presidentit Donald Trump me Covid-19 dhe debateve që e pasuan atë, kjo nuk i ka ndaluar të dy kandidatët që mbrëmjen e sotme të zhvillojnë një duel televiziv në distancë, Trump do të jetë në Miami në televizionin NBC ndërsa Biden në Filadelfia në ABC.

Pandemia COVID-19 dhe mënyra sesi administrata Trump e ka menaxhuar dhe po e menaxhon situatën është edhe një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale. Ndërkohë që të dy kandidatët kanë mbajtur tubimet elektoral, në zonat të cilat konsiderohen kyçe për zgjedhjen e tyre në postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë në 3 Nëntor.

Në takimin e  mbajtur në Iowa, presidenti amerikan nuk u ndal vetëm tek akuzat ndaj rivalit demokrat, por edhe tek situata shëndetësore e djali të tij Barron, ku sipas deklaratave të zonjës së parë dhe tanimë të presidentit edhe ai ishte infektuar me Covid-19. Kreu i Shtëpisë së Bardhë duke marrë shkas nga gjendja shëndetësorë e të birit bëri edhe njëherë thirrje se shkollat duhet të hapen  pavarësisht kundërshtive të mësuesve dhe prindërve.

Barron Trump e dini ishte me corona, me virusin kinez. Ai kishte virusin kinez për pak kohë. Mendoje se ai as nuk e kishte idenë se ishte infektuar, sepse ata janë të rinj dhe kanë imunitet të fortë. Tani është negativ, por ndodh. Njerëzit infektohen dhe më pas virusi ikën Ktheni fëmijët në shkolla”, tha presidenti.

 Kur kanë ngelur më pak se tre javë nga mbajtja e zgjedhjeve, kandidati demokrat  Joe Biden, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e popullsisë myslimane u shpreh se nëse zgjidhej  president  do të shfuqizonte vendimin  e Trump për ndalimin e udhëtimeve.

“Administrata ime do të duket si Amerika. Amerikanët myslimanë që shërbejnë në çdo nivel. Në ditën e parë unë do t’i jap fund ndalimit jo-kushtetues të myslimanëve nga Trump”, tha Biden.

Sipas sondazheve të deritanishme Joe Biden , kryeson me pak pikë përqindje ndaj Trump i cili është në kërkim të një mandati të dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit