Balluku, replikë me Bardhin: SPAK institucion i Drejtësisë së pavarur

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke u shprehur se ai është votuar si deputet nga populli por u shërben interesave individuale të kompanive private.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Balluku tha se, “ju keni çuar në gjykatë çështje dhe keni ngritur akuza për çështje që sipas saj bien ndesh me interesat publike”.

“Do ju duhet ca vite që ta kuptoni se jeni rritur me idenë se drejtësia është në dorën e autokratit, babait tuaj spiritual, por jo, në rastin  tonë nuk është. Drejtësia për shkak të reformës që ka bërë Partia Socialiste dhe jo ju, është një pushtet i pavarur që merr vendimet e saj. Kam një pyetje zoti Bardhi, ti çështjet i ke çuar në SPAK dhe do vendosin ata.

Kam një pyetje ti që vihesh në dispozicion pasi je zgjedhur me votat e popullit që t’i shërbesh interesave individuale të kompanive duke çuar në Gjykatë Kushtetuese çështje që bien ndesh me interesin e publikut, sa para paguhesh zoti Bardhi?”- u shpreh Balluku duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të bëra më herët nga Gazment Bardhi.

“Me të gjitha përpjekjet që keni bëri ju, SPAK është një organ totalisht i pavarur i drejtësisë, që është aty falë reformës që ndërmorëm dhe ju nuk jeni as të kënaqur dhe nuk e mbështesni, por sa herë SPAK ndërmerr ndonjë veprim jeni të lumtur. Ta kishit mbështetur të paktën”, u shpreh Balluku.

Balluku theksoi se nuk merret qeveria me drejtësinë, ndryshe siç tha ajo “në kohën tuaj kur drejtësia ishte shkopi dhe karrota”.

“Kush hyn e del nga burgu, nuk varet nga qeveria, por juve ju duhet kohë ta kuptoni këtë se jeni rritur me idenë që drejtësia është në dorën e shefit, babait spiritual tuaj, por jo nuk është kështu për ne”, përfundoi Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit