Berisha: Durana, projekt kriminal. Rama duhet të ikë, është rrezik për shqiptarët

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediet, sot në 14 janar 2026, kishte sërish kritika të forta për qeverinë.

Berisha tha se Rama duhet të ikë nga posti i kryeministrit, duke shtuar se ai përbën rrezik për shqiptarët, Sipas Berishës, Rama ka lidhje kriminale dhe nuk duhet të qëndrojë as edhe një minutë në pushtet.

“I kërkoj Ramës të ikë nga posti i kryeministrit, ai përbën rrezik për shqiptarët dhe rajonin, për lidhjet kriminale që ka. Partia Demokratike iu bën thirrje qytetarëve që në 24 janar të jenë të pranishëm në shesh për të protestuar kundër këtij regjimi”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se Durana Tech në Durrës është si inceneratorët në Tiranë, duke thënë se janë projekte kriminale në dëm të qytetarëve shqiptarë.

“Durana është njësoj si inceneratorët. Nëse shkoni në Xhafzotaj, ku do ngrihej Troplana, aty gjeni vetëm livadhet e Troplinëve. Janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë, taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një, për t’i paguar taksën sarajeve të Surrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës. Ermal Beqiri krijon një shoqatë ATCI, Këshilli Shqiptar për Teknologjinë e Inovacionin, me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk mban toka. Qëllimi real është që të krijohet një monopol, ku 50 kompani, drejtojnë punët e projekteve qeveritare, përpara se të nisin punën. Elira Kokona është njësoj si Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh se Shqipërinë e drejtojnë hajdutët, duke thënë se çmimet rriten dhe korrupsioni shtohet, duke u vështirësuar jetën qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit