Kreu i PD Sali Berisha po mban një komunikim online me qytetarët.
I pyetur nga njëri prej tyre se përse protestat e PD nuk janë më të dhunshme, Berisha u shpreh se kjo parti nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me votat e shqiptarëve.
“Rama nuk meriton lule kurrë, meriton e do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend për krimet që ka kryer.
Po i qendrojmë parimit të kryengritjes paqësore, sepse nuk vijmë në pushtet me dhunë.
Jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votat e shqiptarëve. Është rrugë më e vështirë por na bën fitimtarë”, tha ai.


