Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Kuvendi është në shkelje të rëndë të Kushtetutës pasi është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve.
Duke bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e radhës kombëtare të opozitës, Berisha vuri në dukje se i mbetet sovranit, qytetarëve të thonë fjalën e tyre për imunitetet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe të tjerëve.
“20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së u shpreh se Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara.
“Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend”, tha Berisha.


