Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

Mos i humb

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më 13 dhjetor, Kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu. Mbledhjen ai e ka nisur duke komentuar zhvillimet e fundit, konkretisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, duke pezulluar vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Berisha i cilësoi ngjarjet e dhjetë ditëve të fundit si të paprecedenta, por njëkohësisht të parashikueshme Ai u shpreh se arsyetimi i shumicës së Gjykatës Kushtetuese përputhet plotësisht me qëndrimet publike të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar vendimin si një akt që pezullon procesin ligjor dhe ndërpret vijimin e procedurave gjyqësore në shkallë të tjera.

Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite. Por plotësisht të pritshme. Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë. Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.“, tha Berisha.

Ai hodhi poshtë pretendimet se pezullimi i një zëvendëskryeministri paralizon qeverinë, duke theksuar se vendimmarrja në Këshillin e Ministrave bëhet me shumicë dhe nuk varet nga një emër i vetëm.

Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor. Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë. Nuk ka absurditet më absolut se sa ky. Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë. Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij. Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.”, komentoi Berisha.

Kryedemokrati më tej shtoi se: “Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë. Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.”

Në mbledhjen e sotme, merr pjesë dhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur paralel me takime në qytete të ndryshme të vendit, me takimet e foltores që po zhvillon kryedemokrati Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit