Berisha: Rama ktheu Paketën e Maleve në Paketën e Drogës

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën për mediat, sot më 15 dhjetor 2025, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai u ndal sidomos tek Paketa e Maleve, duke thënë se kjo iniciativë është shndërruar në Paketë Droge.

Berisha përmendi edhe skemën, sipas tij, sesi biznesmenët detyrohet që të plotësojnë disa kushte, përpara se të marrin lejen për ndërtimin. Ai tha se “miliardat vijnë nga Aruba”.

Kryeministri Edi Rama e ktheu Paketën e Maleve në Paketën e Drogës. Janë një sërë zonash zhvillimore në Maminas, a thua se është zonë malore. Këto zona janë 30-70 metra mbi nivelin e detit. Si është pjesa e emrave? Ua tregoj unë. Bëhet takimi në Aruba. Në Aruba shtrohet në tavolinë kulla 120 katësh në qendër të Tiranës, Everesti i Tiranës dhe thirret biznesmeni real. I thuhet do ndërtosh këtë kullë. I thotë “jo” biznesmeni, se nuk kam interes të ndërtoj kullë.

Biznesmenit i thuhet se në ndërtimin e kullës ke disa detyra.  Do shkosh tek cepi, ku ka qenë Disko Albania. Këtu ka disa pronarë tokash, që nuk kanë pranuar pazaret. I është thënë biznesmenit që nëse nuk pranojnë çmimin, do merret dikush tjetër me këtë punë, e ai tjetri është banda. Detyra e biznesmenit është të gjejë një ortak dhe projektin ta çojnë në studio, që e dikton Edi Rama. Bosët vinin nga Aruba me miliarda. Emrat më të lakuar për Bitcoin janë Olsi Rama dhe Amant Josifi. Mos merremi me emra, të gjithë quhen Edi Rama. Ai e ka mendjen tek vjedhja e vetëm vjedhja”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit