Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Mos i humb

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi Rama përdori gjeopolitikën për të grabitur sipas tij, 50 milionë euro.

Berisha tha se për grabitjen e 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë, sipas tij, nuk e mban përgjegjësin kryesore ministrja Belinda Balluku, por sipas tij, bie direkt drejt kryeministrit.

“50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik. Duke u përpjekur të implikonin Erdoganin. Populli kot nuk thotë “po ndejte me qentë, pleshta do kesh”. Por se ishte gjeopolitike dhe atë e ka kryeministri. Të tjerët janë kota, janë gurë shahu. T’ju them dhe unë një gjë. Për hir të së vërtetës jashtë përgjegjësisë nuk del asnjë. Kryeministrat e kanë gjeopolitikën.

Edi Rama përdori gjeopolitikë, për të grabitur 50 milionë euro. Keni parasysh ai është burimor, se ai gjithë ditën me njerëz të Ramës e kalon. Ndaj dhe zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqse. Dhe u bënë më dramatike kur Rama morri vesh se Lubia, në mesazhet e saj se këto janë përpalloshin e gjatë. Janë në sms dhe në email. Kur del në dokumenta se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Edi Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballukut në një resort në Ahtinë.

Të gjithë qeverisë. Pra së fundmi Lubia nuk i tha vetë Preçit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë në fakt këtë ja tha dhe Ramës. Nuk jam qyramani i Bashkisë i tha. Ndaj dhe filloi në mënyrë të rrufeshme izolimi i saj digjital, u fshinë me shpejtësi të madhe miliona, klikime, share, angazhime poste etj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit