Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër regjimit dhe se duhet të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.
“Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët. Rama nuk pranon heqjen e mandatit sepse e di që dosja Balluku është dosja Rama, dosja AKSHI është dosja Rama. Ai e di që Gerond Mece u mor peng që kunati të fitojë qindra milionë. Ai nuk pranon të zbatojë vendimet e drejtësisë. I përket popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose ta rrëzojë atë. Së shpejti tryezë të përbashkët me forcat politike dhe faktorë të shoqërisë shqiptare në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipërisë kundër Edi Ramës”, tha ai.


