Berisha: Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë është të mohosh veten si shqiptar

Mos i humb

Kuvendi po shqyrton sot kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me njohjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe detyrimet përkatëse të qeverisë së Shqipërisë, propozuar nga një grup deputetësh të PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, u shpreh se, “gjatë periudhës 1998-1999 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra të evidentuara ndaj popullsisë të pambrojtur të saj. Kështu u vranë rreth 1400 fëmijë”.

Berisha më pas renditi viktimat e shkaktuara nga serbët në Kosovë.

“Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë jo shqiptarë, por ata nuk janë njerëz, ata janë në nivelin e njeriut primitiv ose të kafshës. Po ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten.”

“Këto shifra që ju dhashë janë të rezolutës së parlamentit të Kosovës, të cilën ne duhet ta adaptonim menjëherë”, theksoi Berisha.

“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptarë, të mohosh ndërgjegjen e kombit, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje as shoqërore, as njerëzore, as kombëtare”, tha Berisha.

Pas fjalës së Berishës, u miratua propozimi i grupit të PS për ta kaluar në fund të seancës votimin për rezolutën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit