Betimi i Avokatit të Popullit, grupi parlamentar i PD do i drejtohet Kushtetueses

Mos i humb

Pak pas kaosit në Kuvend dhe betimit të Avokatit të Popullit Endri Shabani, grupi parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve për RTSH, grupi i PD-së po mbledh firmat e nevojshme për të depozituar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po ashtu  në mbledhjen e grupit po diskutohet për përpilimin e një kërkesë drejtuar Kuvendit për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për çështjen Balluku.

Kujtojmë se në seancën e sotme plenare, opozita kontestoi betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke ndezur flakadanë e përmbysur karrige.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit