BRUKSEL – Von der Leyen: Plani për rindërtimin e Ukrainës drejt përfundimit

Mos i humb

Një plan shumë miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës është pranë përfundimit, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur pas një samiti të BE-së në Bruksel, von der Leyen tha se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë “pranë një marrëveshjeje, për një kornizë të vetme, të unifikuar prosperiteti”, e cila përcakton se si mund të nxitet prosperiteti i Ukrainës menjëherë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje.

“Po flasim për një dokument të vetëm që përfaqëson vizionin e përbashkët të ukrainasve, amerikanëve dhe Evropës për të ardhmen pas lufte të Ukrainës,” tha von der Leyen.

”Dokumenti mbështetet në vlerësimin e nevojave nga Banka Botërore dhe propozon një përgjigje të ndërtuar mbi pesë shtylla të ndryshme. Plani fokusohet në rritjen e produktivitetit përmes reformave miqësore për biznesin dhe forcimit të konkurrencës së tregut, si dhe në përshpejtimin e integrimit të Ukrainës në tregun e përbashkët të  Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

Von der Leyen nuk dha detaje mbi angazhime të mundshme financiare.

Kryeministri hungarez  tha se Ukraina po kërkon një angazhim që të vihen në dispozicion 800 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të para pas një armëpushimi.

Plani i prosperitetit dhe rritjes pritet të bëhet pjesë e nismës së paqes të presidentit amerikan Donald Trump dhe synon ta bëjë më të lehtë për Ukrainën, së bashku me garancitë perëndimore të sigurisë, të bëjë lëshime ndaj Rusisë, të cilat ka gjasa të jenë të nevojshme për një armëpushim.

Negociatorët rusë dhe ukrainas pritet të takohen sot për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të marrin pjesë në bisedime në Abu Dhabi si ndërmjetës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit