Forumi i Zhvillimit të Medias, Tarran: Objektiv, arritja e një mjedisi mediatik të pavarur

Mos i humb

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran theksoi sot rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së medieve dhe rolin e tyre në forcimin e demokracisë.

Në fjalën e tij në Forumin e 11-të të Zhvillimit të Medias (MDF), pjesë e të cilit ishin gazetarë e përfaqësues institucionesh, Tarran u shpreh se duhet mjedis që forcon debatin publik dhe që ruan vlerat demokratike.

Sipas tij, “ky forum synon të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e sektorit mediatik dhe të nxisë hapa konkretë drejt reformimit të medias në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes”.

“Objektivat e përbashkëta janë arritja e një mjedisi mediatik të shumëllojshëm të pavarur dhe që i reziston presioneve politike apo ekonomikë. Besoj se ky forum do rrisë ndërgjegjësimin dhe do ndihmojë në ndërmarrjen e hapave praktike për reformimin e medias në Shqipëri”, tha ai.

Tarran siguroi se “Prezenca e OSBE në Shqipëri, mbetët e gatshme të mbështesë përpjekjet e medies dhe të punojë me të për arritjen e objektivit të përbashkët”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit