Google integron AI Mode direkt në Chrome, pa nevojën për faqe të veçanta

Mos i humb

Google po punon për të integruar funksionin e saj të inteligjencës artificiale, AI Mode, direkt brenda shfletuesit Chrome. Me këtë lëvizje, përdoruesit do të mund të aksesojnë mjetet e AI pa u ridrejtuar më në një faqe të veçantë të Google Search.

Aktualisht, veçoria ndodhet në fazë testimi në versionin eksperimental Chrome Canary, dhe nuk është ende e qartë se kur do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Në këtë version të avancuar, AI Mode mund të hapet brenda vetë Chrome-it përmes adresës chrome://contextual-tasks. Përdoruesve u ofrohet një ndërfaqe e quajtur Meet AI Mode, ku mund të shkruajnë pyetje në fushën “Ask anything”. Kjo përbën një ndryshim nga metoda e mëparshme, ku përdoruesit ridrejtoheshin në një faqe të veçantë për të përdorur funksionet e AI.

Një tjetër përparësi e versionit të ri është se përdoruesit mund të marrin përgjigje për faqet që kanë hapur aktualisht, pa pasur nevojë të kopjojnë dhe ngjisnin URL-të, siç ndodhte më parë. Megjithatë, këto funksionalitete janë ende eksperimentale dhe pritet të përmirësohen para se të lëshohen për publikun e gjerë.

Në thelb, integrimi i AI Mode brenda Chrome synon të ofrojë një përvojë më të qetë dhe më të fuqishme të përdorimit të inteligjencës artificiale gjatë shfletimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit