Igli Hasani: Integrimi europian është busulla jonë strategjike

Mos i humb

Ka nisur konferenca 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”.

I pari fjalën e mori ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili theksoi se integrimi në BE është busulla që orienton sot qeverinë shqiptare.

“Ne mbrojmë paqen ligjin dhe lirinë. Integrimi europian është busulla jonë strategjike. kemi hapur 4 grupkapituj dhe do hapim tjetrin javën e ardhshme. Objektivi ynë është i qartë, përfundimi në vitin 2027 dhe anëtarësimi në fund të kësaj dekade.”, tha Hasani.

Konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Kryeministri Edi Rama e konsideron këtë konferencë një pikëtakim të rëndësishëm të shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit