Ish drejtori i AKUM emërohet drejtor Përgjithshëm i Tatimeve

Mos i humb

Ish-drejtori i AKUM Ceno Klosi, emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Klosi zëvendëson në detyrë Delina Ibrahimin, e cila në këtë mandat u emërua Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së djeshme të Këshillit të Ministrave.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit