“Kthimi i refugjatëve do të bazohet në tri kritere kryesore të caktuara nga OKB-ja, ndërsa ne po punojmë që të sigurohet kthimi i sigurt, vullnetar dhe dinjitar”, tha Kalin duke folur para gazetarëve në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Turqia filloi më 9 tetor Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për të eliminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, të ndihmojë në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja synon që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga ky rajon për të mundësuar krijimin e një zone të sigurt për t’i hapur rrugë kthimit të sigurt të rreth 2 milionë refugjatëve.
Kalin po ashtu njoftoi se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jetë bashkëkryetar i Forumit Global të Refugjatëve në Gjenevë javën e ardhshme.
Forumi 1. Global i Refugjatëve, parashikuar të mbahet më 17-18 dhjetor, do të fokusohet në tema si ndarja e barrës dhe përgjegjësisë, arsimi, punësimi, energjia dhe infrastruktura, zgjidhjet dhe kapaciteti mbrojtës.
Ndërkaq, i pyetur për mundësinë e dërgimit të trupave turke në Libi, zëdhënësi i Presidentit Erdogan tha se një kërkesë e tillë nuk është paraqitur nga qeveria libiane në Tripoli.
“Shpresojmë që të mos ketë nevojë për një hap të tillë”, shto ai.
“Programi F-35 u shndërrua në çështje të brendshme të SHBA-së”
Mes të tjerash, Kalin foli edhe për mosmarrëveshjen Turqi-SHBA mbi avionët luftarakë F-35.
Ai tha se projekti i këtyre avionëve nuk është më një çështje teknike apo e industrisë së mbrojtjes, por është shndërruar në një çështje të politikës së brendshme të SHBA-së.
Ligjvënësit amerikanë njoftuan të martën se po shqyrtojnë blerjen e avionëve F-35 që duhej të ishin të Turqisë, sipas programit të përbashkët të avionëve luftarakë.
Në muajin korrik, blerja e sistemeve mbrojtëse ruse “S-400” bëri që administrata Trump të pezullojë Turqinë nga Programi F-35. SHBA-ja pretendon se sistemet “S-400” përbëjnë rrezik sigurie dhe nuk përputhen me sistemet e NATO-s.
Megjithatë Turqia ka përsëritur vazhdimisht se raketat “S-400” nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjnë asnjë kërcënim për Aleancën.
Zyrtarët turq gjithashtu kanë propozuar krijimin e një komisioni për të hulumtuar këtë çështje, por ende nuk kanë marrë një përgjigje pozitive nga Uashingtoni. / AA