Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, seancë dëgjimore me kryetarin e ERRU

Mos i humb

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit, ERRU, Robert Shani, lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të veprimtarisë së Entit Rregullator të sektorit të furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura për vitin 2022.

Në fjalën e tij Shani u shpreh se, ERRU, si institucion i pavarur për rregullimin e sektorit UK, edhe gjatë vitit 2022 ka luajtur një rol aktiv gjithnjë e në rritje në mbështetje të përmirësimit të performancës së sektorit duke rritur në mënyrë të vazhdueshme kërkesat ndaj shoqërive me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve dhe të qëndrueshmërisë financiare të tyre”, tha ai.

“Viti 2022 konsiderohet si viti i fillimit të një reforme rrënjësore në sektorin e ujit në Shqipëri, e cila e agregon sektorin UK në 15 shoqëri UK rajonale të krijuara si Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta (SKP) të regjistruara si shoqëri UK Rajonale, ndërkohë që sektori ka qenë i fragmentarizuar në 58 shoqëri UK që ofrojnë shërbimin e FU dhe KUN në 61 bashki të vendit”, theksoi Shani.

“Monitorimi i performancës në terren i shoqërive UK, ka vijuar të jetë në fokus kryesorë edhe për vitin 2022.

Kjo është reflektuar edhe në numrin e lartë të monitorimeve të zhvilluara në 26 shoqëri UK, me qëllim nxitjen e përmirësimit të performancës së shoqërive UK dhe të cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve.

Saktësia e të dhënave të raportuara mbetet sfidë për shoqëritë UK, pasi ato janë elementi bazë i një analize objektive të performancës së shoqërive, si dhe për vendosjen e objektivave nga ERRU për përmirësimin e performancës së tyre në të ardhmen”, theksoi Shani.

Mbledhja vazhdoi me pyetje përgjigje dhe diskutime të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit