“Konferenca e Kryetarëve: Balla konfirmon vijimin e punimeve për ligjet ‘Territoriale’ dhe ‘Zgjedhore’ pa praninë e opozitës”

Mos i humb

Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të përcaktojë kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për pesë javët e ardhshme, nuk ka vijuar pa debate. Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin për mënyrën si funksionon parlamenti. Deputetët Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj, i cili mban edhe detyrën si nënkryetar i parlamentit, kanë ngritur shqetësimin se kryetari Niko Peleshi ka kufizuar fjalën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Sipas tyre, çdo amendament dhe mocion me debat që opozita ka kërkuar në kuvend u është mohuar. “Kanë kërkuar që të mos ndiqet e njëjta praktikë edhe këtë sesion parlamentar”, raportoi gazetari Enkel Xhangoli. Ata kanë kërkuar që të mbahet edhe mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për çështjen Balluku, duke e treguar si shembull se si janë injoruar kërkesat e tyre. Deputetëve të opozitës u është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai u bëri të qartë atyre se kanë pasur kohë më shumë për të folur se mazhoranca, përfshirë deputetët dhe ministrat. Sipas tij, deputetët e PD-së kanë shfrytëzuar 48 orë diskutime, kurse mazhoranca 40 orë. Po ashtu, ai u ka kërkuar deputetëve të PD-së që të mos bojkotojnë dhe të mos krijojnë situata që pengojnë punën e parlamentit. Fokusi kryesor është te komisionet për reformat territoriale dhe atë zgjedhore, ku ka kërkuar praninë e tyre. Përkundrazi është shprehur se mazhoranca do të vijojë punimet vetëm. “Mazhoranca është e detyruar të vijojë punimet në këto dy komisione edhe pa praninë e opozitës. Këtë e ka bërë të qartë në mbledhje”, raportoi gazetari Xhangoli. Sipas burimeve nga mbledhja, Balla ka thënë se opozita duhet të marrë pjesë edhe sa i përket ndryshimeve në kuvend që kërkojnë ndryshime kushtetuese në lidhje me numrin e deputetëve. Kujtojmë se mazhoranca dhe opozita ndahen në këtë pikë, pasi kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se selia blu nuk i pranon këto ndryshime.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit