Konservatorët fitojnë bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Partia konservatore në pushtet VMRO-DPMNE ka arritur fitore të thellë në raundin përfundimtar të zgjedhjeve lokale dit;n e djeshme, duke fituar mbi dy të tretat e garave për kryetarë bashkie dhe duke lënë shumë pas socialdemokratët në opozitë (LSDM), sipas AP.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 99% të votave të numëruara, VMRO-DPMNE ka fituar 55 bashki, përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, ndërsa LSDM-ja ka arritur të sigurojë vetëm gjashtë. Nga gjithsej 81 komuna, 37 ishin pjesë e balotazhit,

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e cilësoi rezultatin si një fitore të madhe të shpresës për të ardhmen.

“Nëse dikush kishte dyshime, populli tregoi se Maqedonia është përsëri e juaja. Faleminderit, populli im,” deklaroi Mickoski përpara qindra mbështetësve.

Ndërkaq, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, pranoi rezultatin e dobët, por theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke e quajtur këtë një udhërrëfyes të qartë për ndryshime të nevojshme në parti.

Në balotazh ishin të ftuar të votojnë rreth 1 milion zgjedhës, por pjesëmarrja ishte 41,47%, më e ulët se 46,48%  në raundin e parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit