Kosovë : Janë regjistruar 49 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mos i humb

Tre të vdekur dhe 49 raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit