LUTJA DREJTUAR ALLAHU PËR T’I MBROJTUR FËMIJËT

Mos i humb

Përkujdesja e prindërve për t’i mbrojtur fëmijët e tyre duke kërkuar mbrojtje tek Allahu me lutje dhe rukje është prej traditës së profetëve.
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kërkonte mbrojtje për nipat e tij Hasanin dhe Husejnin, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, duke thënë: “Babai juaj (Ibrahimi, alejhi selam) kërkonte mbrojtje tek Allahu për Ismailin dhe Is’hakun, me këto fjalë: ‘Eudhu bi kelimatil-lahi et-tameh min kul-li shejtanin ve hammeh, ve min kul-li ajnin lammeh’. (Kërkoj mbrojtje, me fjalët e përsosura të Allahut, kundrejt çdo shejtani dhe kafshe helmuese dhe kundrejt çdo syri të keq (mësyshi).”
Shënon imam Buhariu prej Sad ibn Ebi Vekas se ia mësonte birit të vet këtë lutje, sikur ia mëson mësuesi nxënësit të vet shkrim-leximin: “Allahume inni eudhu bike minel xhubni, ve eudhu bike en ured-de ila erdhelil umuri, ve eudhu bike min fitneti ed-dunja, ve eudhu bike min adhabil kabri. (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga frika! Kërkoj të më mbrosh nga koprracia! Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e fishkur!
Kërkoj të më mbrosh nga sprovat e dynjasë dhe kërkoj të më mbrosh nga dënimi në varr!)” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kërkonte mbrojtje prej tyre në teshehudin e fundit, para dhënies së selamit.
Nëse për fëmijën mësimi i shkrim-leximit llogaritet bazament dhe përkrahje për të në jetën e tij, vallë çfarë vlere ka për të mësimi i asaj që është mbrojtje dhe shpëtim për të në dynja dhe ahiret!?
U pyet dijetari, Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, për formën e leximit të lutjeve dhe rukjes për fëmijët, dhe tha: “I bashkon prindi dy duart e veta, i lexon lutjet dhe fryn në to (fryn me pështymë lehtë në to), e pastaj e fërkon me to fëmijën.”
Dr. Muhamed el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
(Pjesë nga libri: Zahireja e edukatorit)
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit