Macron: Sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë, një pikë kthese

Mos i humb

Vendimi i SHBA-së për të shtrënguar sanksionet kundër Rusisë ishte një pikë kthese, tha presidenti francez, Emmanuel Macron duke shtuar se kufizimet duhej të ndikonin në aftësinë e Moskës për të financuar luftën kundër Ukrainës, sipas BBC.

Gjatë fjalimit të tij në samitin e “Koalicionit të të Gatshmëve”, Macron theksoi se vendet anëtare të koalicionit duhet të vazhdonin të mbështesnin stabilitetin energjetik të Ukrainës dhe të rrisnin presionin ndaj Rusisë.

“Sanksionet amerikane janë qartësisht një pikë kthese. Efikasiteti i sanksioneve duhet të ndikojë në financimin e luftës për Rusinë”, tha Macron.

Sipas tij, koalicioni ka bërë progres të rëndësishëm në luftën kundër “flotës hije” të Rusisë.

Macron theksoi se ky ishte “një plotësues i përkryer” i sanksioneve.

Këtë javë, qeveria e SHBA-së vendosi sanksione të reja kundër Rusisë. Ato prekën kompanitë gjigante të naftes ruse “Rosneft” dhe “Lukoil”.

Sipas parashikimeve, kjo mund ta godasë rëndë buxhetin rus, i cili varet shumë nga shitjet e energjisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin tashmë i është përgjigjur këtyre kufizimeve. Ai beson se nuk do të ketë pasoja të rëndësishme për ekonominë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit