Mblidhet të premten komisioni për shkarkimin e Metës, do pyetet edhe Dvorani

Mos i humb

Këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit