MEKSIKË – Të paktën shtatë të vdekur pas rrëzimit të një avioni

Mos i humb

Të paktën shtatë persona u vranë pas rrëzimit të një avioni të vogël në Meksikën qendrore, ndërsa tre të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, thanë sot autoritetet e mbrojtjes civile në shtetin e Meksikës.

Rrëzimi ndodhi në një zonë industriale pranë qytetit, Toluca, afër aeroportit lokal.

“Avioni, “Cessna Citation” u ngrit nga qyteti turistik bregdetar i Paqësorit, Akapulko, dhe ishte drejtuar për në Toluca”, tha Ministria e Transportit.

“Dy anëtarë të ekuipazhit dhe tetë pasagjerë ishin në bord, përfshirë tre fëmijë”, sipas raporteve të medias.

Dëshmitarët thanë se piloti dukej sikur po përpiqej të bënte një ulje emergjente në një fushë futbolli përpara se avioni të përplasej në tokë me shpejtësi të lartë dhe të godiste një punishte riparimi kamionësh.

Shkaku i rrëzimit nuk u bë menjëherë i ditur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit