Metani: ILD trajtoi mbi 2 mijë ankesa të prapambetura gjatë vitit 2023

Mos i humb

Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, tha sot se gjatë vitit 2023 janë trajtuar 2 104 ankesa të prapambetura dhe 4 346 ankesa të reja të mbërritura gjatë vitit të shkuar.

I pranishëm në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore në Kuvend, Metani u shpreh se nga shtatë rekomandimet e lëna nga Kuvendi një vit më parë, 4 prej tyre janë përfunduar, ndërsa tre mbeten për t’u mbyllur brenda këtij viti dhe lidhen me faktorë të jashtëm dhe jo me institucionin  e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“Janë përmbushur katër rekomandime të plotësuara. Të tjerat pjesërisht. Jo për shkak të zyrës së inspektorit, por pasi këto rekomandime kërkojnë kohën e tyre. Do të përmbyllen brenda vitit 2024. Rekomandimi 1, konsiderohet i plotësuar: janë trajtuar 2 104 ankesa të prapambetura, Po ashtu janë trajtuar dhe 4 346 ankesa të reja të paraqitura pranë këtij institucioni”, tha Metani.

Rekomandimi i dytë lidhet me fillimin e sa më shpejtë të vlerësimit etiko-profesional të inspektorëve në kuadër të  kontrollit të brendshëm periodik. “Në kuadër të këtij rekomandimi, duhet të evidentoj që për të ngritur komisionin, sipas nenit 212 të ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë, anëtarët e këtij komisioni duhet të ishin vlerësuar “shumë mirë”, kjo ishte arsyeja që zgjati në kohë vlerësimi i inspektorëve. Duhet të ishin dy vite në punë dhe duhet të kishin marrë shumë mirë në vlerësim. Asnjë nga inspektorët nuk përmbushnin këtë vlerësim dhe për këtë arsye procesi u shty në kohë”, tha Metani.

“Ka përfunduar vlerësimi 1 një inspektori dhe brenda 2024, do përfundojë vlerësimi i trupës së inspektorëve që plotësojnë këto kritere. Edhe ky konsiderohet kriter i plotësuar”, tha Metani.

Rekomandimi 3, lidhet me ritmin dhe shpejtësinë e implementimin e Teknologjisë së Informacionit. “Këtu bëhet fjalë për 2 dimensione të punës. E para: Informatizimi i të gjithë procesit të brendshëm, qarkullimi i ankesave në sistemin e brendshëm dhe ndërlidhja e këtij sistemi, me atë që menaxhohet nga KLGJ, përmes bordit të krijuar, pra që është sistem i jashtëm. Për sistemin e brendshëm, ILD e ka një sistem të brendshëm për menaxhimin e kërkesave. Ndërsa sistemi i madh, nuk varet nga ILD. ILD sa i takon detyrimeve që i lindin edhe nga ligji, por edhe nga kërkesat që ka bërë bordi i menaxhimit, i ka realizuar detyrimet e veta. Edhe me informacion dhe me qarkullimin e punës. Rekomandimi i realizuar pjesërisht, por s’ka ç’të bëjë më shumë ILD. Sistemi i brendshëm është, ai i jashtëm lidhet me faktorë dhe institucione të tjera”, tha Metani.

Rekomandimi 5 lidhet me forcimin e mekanizmave për verifikimin e pasurisë dhe integritetit të subjekteve të kontrollit të procedimit disiplinor, për këtë pikë kemi nënshkruar marrëveshje me ILDKPI. Kemi dhe një kalendar pune të cilin po e zbatojmë. Fazë e realizuar në këndvështrimin tonë”, tha Metani.

Ai vuri në dukje se sfidë mbetet rekrutimi i inspektorëve në trupën e ILD, teksa shtoi se gjatë vitit 2023 bashkëpunimin më të mirë e ka patur me Prokurorinë e Përgjithshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit