Miratohet projektrezoluta për veprimtarinë 1-vjeçare të AMA-s për vitin 2023

Mos i humb

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi dhe miratoi sot, projektrezolutën për raportin e veprimtarisë 1-vjeçare të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për vitin 2023.

Relatorja e projektrezolutës, deputetja Merita Bakiu, gjatë fjalës së saj vlerësoi punën e bërë nga AMA në lidhje me ndryshimet ligjore “Për mediat audiovizive ne Republikën e Shqiperisë”, të përafruar sipas direktivave të BE-së për Shërbimet Mediatike Audiovizive, me fokus rritjen e transparencës së pronësisë dhe ofruesve të shërbimeve mediatik mbrojtës ndaj fëmijëve dhe etj.”.

Gjithashtu ajo, vlerësoi punën e mirë të bërë nga AMA për miratimin e Kodit të Transmetimit, që përcakton parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat e transmetimeve audio dhe audiovizive.

“Kodi i Transmetimit u miratua pas një pune të gjatë diskutimi, këshillimi dhe reflekton pritshmëritë e ekuilibruara të të gjitha grupeve të interesit”, tha Bakiu.

Projektrezoluta citon se gjatë vitit 2023 puna e mirës e AMA-s spikat edhe si pjesë raportuese e grupit ndërinstitucional për integrimin europian.

Po ashtu, tha Bakiu, AMA-s ka dhënë kontribut si ndërmjetës për mungesën e interpretërve për transmetimin me gjuhën e shenjave, ku është bërë e mundur që edhe dy TV të tjera kombëtare, përveç RTSH, të nisin transmetimin e edicionit informativ të shoqëruar me interpreter të gjuhës së shenjave duke përmbushur kështu të drejtën për informim të personave me aftësi të kufizuara që nuk dëgjojnë.

Ajo e vlerësoi tejet pozitiv bashkëpunimin e AMA-s me AKEP për të luftuar fenomenin e piraterisë apo të shtimit të numrit të operatorëve piratë që transmetojnë përmes internetit pa autorizimin e AMA-s. Si dhe bashkëpunimin e AMA-s me rregullatorët e rajonit dhe BE-së për çështje të rëndësishme të fushës audiovizive.

Gjithashtu, Bakiu në fjalën e saj u ndal te rekomandimet drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive për përmirësimin e punës përgjatë vitit 2024.

Pas diskutimeve dhe pyetjeve të ndryshme, anëtarët e komisionit miratuan me shumicë votash projektrezolutën në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit