Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se demokratët do të jenë sot pjesë e seancës plenare në nisje të sesionit të ri parlamentar.
“Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin.
Do të jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve.
Më 24 janar do t’i japim përgjigjen e merituar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës.
Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre.
Kjo është përgjigja ime për ta”, tha ai.


