Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Mos i humb

Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit. Në...

Meta vë kufirin e kuq: Po u shkel ”5 Qershori” fajtori është vetëm Edi Rama, duartrokas vetëm hapjen e listave 100%

Në një reagim për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se në rast se shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, ka...

PD: Dështim i rrezikshëm në javën e dytë të shkollës, mbi 160 mësues të infektuar. Qeveria nuk mori asnjë masë. Ja problemet kryesore

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për situatën në shkolla, të cilën e quan dështim teksa thotë se jan 160 mësues të infektuar...

“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Bashkimi Evropian deklaroi se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë,...

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të rivendosë masat e rrepta për qëndrim në shtëpi të popullatës. Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi qyteti nisi të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë. Ndërkohë në burgjet nën administrim të shtetit gjendja është përkeqësuar aq shumë sa zyrtarët e Kalifornisë po shohin mundësinë e lirimit të rreth 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit.

Kalifornia vazhdon të jetë një nga vatrat e koronavirusit me mbi 500 mijë të infektuar në rang shteti që nga fillimi i pandemisë. Situata është veçanërisht e rëndë brenda burgjeve nën administrim të shtetit. Për ta zbutur problemin, zyrtarët thonë se po shqyrtojnë mundësinë e lirimit të 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit dhe që u ka mbetur më pak se 180 ditë burg. Fillimisht do të lirohen personat mbi 30 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Në Kaliforni rreth 3 mijë të burgosur kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur. Sipas kritikëve transferimet e të burgosurve shkaktuan përhapjen e shpejtë të virusit në burgje. Që atëherë shteti ka zëvendësuar mjekun kryesor për burgjet. Disa prej ish të burgosurve ndajnë përvojën e tyre në burg gjatë pandemisë.

“E frikshme, e rrezikshme dhe e paparashikueshme!”, thotë një i ish i burgosur.

Të afërmit e të burgosurve si dhe të tjerë persona të ngushtë të tyret, kanë organizuar protesta përpara burgjeve.

“Ata po vdesin aty! Po vdesin! Ma lironi djalin… ”, thotë nëna e një të burgosuri.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se situata në burgun e San Quentin nuk është befasuese.

“Burgu i San Quentin është tejet i vjetëruar. Ai ka vetëm një sistem ventilimi që qarkullon ajrin. Pra situata nuk është befasuese për asnjë nga ne. Burgjet nuk janë ndërtuar për të qenë objekte ku mund të ruhet distanca fizike”.

Vanessa Nelson-Sloane është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e një organizate që ndihmon të burgosurit.

“Sipas mendimit tim pasi e kam shqyrtuar me vëmendje situatën ajo që do të ndihmonte më shumë aktualisht është që çdo anëtar i stafit të vendosë maskë. Të burgosurve u kërkohet që t’i mbajnë dhe ata mund të përballen me ndonjë masë disiplinore nëse nuk i vendosin, por për rojet situata është ndryshe. Kjo mendoj se do të ishte gjëja më e rëndësishme që mund të bënim në të gjitha burgjet tani për tani”, thotë Vanessa Nelson-Sloane, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Aleancës “Ndihmë për të Jetuar”.

Vendimi për lirimin e të burgosurve u mirëpritur nga aleanca, por anëtarët e organizatës janë të shqetësuar se shumë prej ish-të burgosurve nuk do të kenë ndonjë vend ku të shkojnë. Dhe në kushtet kur qendrat për të pastrehët janë të tejmbushura kjo i bën këto vende të rrezikshme gjithashtu për të qëndruar gjatë pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...