Partia Demokratike deklaroi sot se Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja antikorrupsion e Rithemelimit PD-së, Genta Vangjeli theksoi se Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 prill 2018 deri në 23 gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.
Sipas saj, këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.
“Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë. Ky njeri quhet Edi Rama. Paratë e vjedhura kërkojani atij. Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë”, theksoi Vangjeli.


