Pirushi: 110 shtigje natyrore të digjitalizuara, 724 monumente natyre me informacion të detajuar

Mos i humb

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Daniel Pirushi informoi sot se AKZM administron 21.76 % të të gjithë territorit me 54 zona dhe 724 monumente natyre në të gjithë territorin e  Shqipërisë.

Në aktivitetin “Për ty natyrë”, duke folur për punën e kryer nga agjencia që drejon dhe mbi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, Pirushi tha se menaxhimi efektiv dhe qeverisja e zonave të mbrojtura në 2024 ka pasur mundësi të shënojë dhe konsolidojë të gjithë rrjetin e zonave të mbrojtura.

“Kemi pasur një fokus të veçantë për digjitalizimin. Ne jemi frymëzuar nga projekte madhore kombëtare të  qeverisë si “100 fshatrat”, projekti i rijetësimit dhe rivitalizimit të zonave urbane dhe me të njëjtin mentalitet kemi zhvilluar projekte kombëtare që të mund të shërbejnë si modele të replikueshme në gjithë rrjetin e zonave të mbrojtura”, tha Pirushi.

“E tillë është edhe platforma e krijuar albaniantrails.gov.al, e cila shënoi edhe digjitalizimin e më shumë se 110 shtigjeve natyrore, që janë pajisur me gjurmë digjitale, përshkrime të detajuara dhe materiale vizuale”, theksoi Pirushi.

Pirushi përmendi një marrëveshje të rëndësishme me Universitetin e Tiranës, me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku një grup ekspertësh kanë kontribuar për të valorizuar dhe definuar pasaportat e zonave të mbrojtura.

“Flasim për 54 pasaporta të cilat po punohen sipas standardeve europiane në mënyrë që të kemi një përditësim të habitateve dhe zonave të mbrojtura dhe biodiversitetit”, vijoi ajo.

Sipas saj, më shumë 724 monumente natyre janë përditësuar brenda këtij viti.

“Është bërë një analizë sa i përket monitorimit të gjendjes së tyre të habitatit dhe biodiversitetit në përgjithësi, por edhe digjitalizimit. Janë pajisur të gjitha monumentet me kodin QR, një informacion i detajuar, por kemi përdorur teknikën në ndihmën janë të pajisur me foto e video jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për t’i njohur. Ne besojmë shumë tek promovimi si një formë dhe instrument i rëndësishëm për t’i mbrojtur asetet tona”, vuri në dukje Pirushi.

Duke folur për platformën e-learning, Pirushi u shpreh se “falë bashkëpunimit me UNDP ne kemi arritur të kemi një platformë që përdoret gjerësisht nga administratat tona, ekspertët por edhe më gjerë”.

Lidhur me projektet infrastrukturore, Pirushi përmendi disa prej tyre si përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i shtigjeve natyrore, investimet në infrastrukturën e vëzhgimit “Projekti i kullave të vrojtimit”, ballkone panoramike në rrjetin e zonave të mbrojtura, sinjalistika me vendosjen e tabelave informuese dhe orientuese, qendra multifunksionale Vjosë, rivitalizimi i parkut Ulëz etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit