PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

Mos i humb

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë, Arla Merja tha sot në një deklaratë për mediet se rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë nga Bashkia Kamëz është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit

Përfaqësuesja e PL-së u shpreh se “në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë”.

“Në vend të rritjes së tarifave, duhej të kishte investime në infrastrukturë, në rrugë dytësore dhe linja alternative, në orare të sakta dhe kontrolle të rregullta mbi cilësinë e shërbimit. Por sot, në Kamëz, qytetari paguan më shumë për të marrë më pak”, tha Merja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit