Proda për festat e Nëntorit: Nderojmë ata që sakrifikuan për pavarsinë dhe lirinë e atdheut

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, uroi shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit, duke vlerësuar rëndësinë historike të këtij muaji dhe rolin e Policisë së Shtetit.

“Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut”, shkruan Proda.

Ai nënvizoi se në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit.

“Ne jemi institucioni që çdo ditë, në çdo orë, jemi aty ku qytetarët kanë nevojë. Jemi organizata e vetme e sigurisë me qindra dëshmorë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. Ata janë pjesë e kujtesës dhe e identitetit tonë profesional dhe njerëzor, janë në piedestalin e nderit dhe historisë”, shkruan Proda.

Proda theksoi gjithashtu se “sot, Policia e Shtetit është më e hapur dhe më pranë komunitetit se kurrë më parë. Ne besojmë te bashkëpunimi, te besimi dhe te ideja se siguria është vlerë që e ndajmë të gjithë bashkë. Me vlerat dhe përvojën që na ka dhënë e shkuara dhe me besimin tuaj, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të ardhmen, për një mjedis më të sigurt për të gjithë”.

“Me respekt dhe mirënjohje për qytetarët, të cilët na besojnë dhe bashkëpunojnë me ne, në emër të Policisë së Shtetit ju uroj Gëzuar Festat e Nëntorit!” u shpreh më tej ai.

Në mbyllje të mesazhit, Proda shkroi se “me të na bashkojnë krenaria kombëtare, dinjiteti, dashuria për atdheun dhe kultura për zbatimin e ligjit, si vlera që na udhëheqin. Nder dhe respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për Shqipërinë!”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit