Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

Mos i humb

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare në Kakavijë bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke “se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit