Protestë dhe tension në Durrës: Banorët takojnë Ramën, PD nuk u lejuar në takim

Mos i humb

Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë, ndërsa kanë nisur një takim me zyrtarët e Bashkisë, takim që u është bashkuar pak më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm edhe deputetët e PD Igli Cara dhe Arjan Ndiji, por nuk janë lejuar.

Në një deklaratë për mediat, Cara ka deklaruar: Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda.

Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt.

Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën.

Kjo është pasuri e shqiptarëve.

Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit ta menaxhojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit