Rama: Deputetët, të mikpritur të kontribuojnë në fazën përmbyllëse të negociatave

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar u ndal te rëndësia e fazës përpara përmbylljes së negociatave duke kërkuar kontributin e sa më shumë përfaqësuesve.

Rama tha se edhe më herët e ka theksuar gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare në nisje të mandatit, që faza informuese duhet të jetë shumë më tepër në vëmendjen e grupit parlamentar dhe të Qeverisë, dhe këtu Rama përfshiu edhe drejtuesit e grupit të PS dhe dy ministret që drejtojnë negociatat.

“Kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara përmbylljes së negociatave mbi cilindo tekst. Duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar nga grupi. Duhet shumë më tepër informacion i ndërsjellë në mënyrë që të gjithë deputetët, të cilët për shkak të përkatësisë në komisione apo për shkak të ekspertizës së tyre mund të kontribuojnë në një proces draftimi, të jenë të informuar dhe të mikpritur të kontribuojnë”, tha Rama.

“Kështu që këtë format të sotëm, që është një format i domosdoshëm për më tutje, natyrisht jo me të gjithë ngarkesën e sotme, por me pika specifike dhe me një pikë gjithmonë të përbashkët për procesin e negociatave për draftet që janë në proces, për draftet që vijnë më pas, do ta zhvillojmë çdo muaj”, pohoi Rama duke iu referuar mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së.

https://www.facebook.com/watch/?v=1223369536371276

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit