Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Berisha tha se anëtarët e qeverisë e kanë mendjen vetëm të vjedhin dhe më pas sesi të fshehin provat.
Po ashtu, Berisha në fund të fjalës deklaroi se ai që vërtetë e ka sharë PS-në ka qenë Edi Rama, që sipas tij, e ka quajtur këtë parti “bordello”. Për Berishën, Rama është mbyllur si miu në çark dhe se nuk ka shpëtim nga drejtësia.
“Edi Rama është i kapur në qark si miu në mesazhe me Ervis Berberin. Nëntëdhjetë përqind e fondeve të investimeve vidhen dhe nuk gjenden. Dje ishte në SPAK drejtoresha e AKSH, që ishte garazh për Edi Ramën.
Nga tenderat në AKSH, thuhet se ka përfituar edhe vetë Linda Rama. Daniel Shima u shkarkua dhe pas disa javësh, uniforma policie e grabisin. Banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vranë. Kanë tre muaj që e kanë mbyllur Danielin dhe nuk del nga dhoma.
Droga dhe vjedhjet po shkatërrojnë ekonominë e vendit. Këta hajdutë po prishin provat ditë e natë. Rama ka thënë se PS është një bordello. Ai e ka këtë koncept për Partinë Socialiste, e jo unë”, tha Berisha.


