Rama ngre në piedestal ministren e IA dhe kujton se nga u frymëzua për Diellën

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku foli për reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Rama theksoi se Shqipëria ka nisur reformat “nga ana e kundërt” për të nxjerrë më të mirën nga një administratë e mbingarkuar me probleme të trashëguara ndër vite. Ai nënvizoi se prej disa vitesh shërbimet publike ofrohen online, ndërsa zyrat fizike të kontaktit janë mbyllur, duke eliminuar radhët dhe humbjen e kohës për qytetarët.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas tij, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin në BE është jashtëzakonisht i madh, por AI po e bën këtë proces më të shpejtë dhe më të saktë.

“Kemi nisur pak nga ana e kundërt për të nxjerrë më të mirën. Kjo sepse shumë probleme që i trashëguam ofrimin e shërbimit të administratës. Që prej disa vitesh shërbimet ofrohen në internet, kemi mbyllur të gjitha zyrat e kontaktit për shërbimet. Nuk ka më radhë dhe kohë të humbur. Me AI ne po e përdorim për procesin e transferimit të legjislacionit ë BE, sepse që të hysh në BE duhet të miratosh çdo ligj e rregullore në mënyrë të drejtë. Ky është një volum i jashtëzakonshëm pune, ndërsa me AI ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt e saktë. Kemi edhe një ministre të AI, kemi një Doktor Sulltan por është grua. Është asistente virtuale, ajo punon për shërbimet. Deri tani kemi ecur mirë. U frymëzova nga një profesor që drejtoi Malin e Zi pak kohë më parë. Ai bëri një ngritje pensionesh që c çuditi të gjithë, kur i thanë si e bere, i tha thjeshtë e bëra”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit