SHBA pa qeveri: Aeroportet pa informacion për fluturimet e anuluara

Mos i humb

Një email i dërguar mbrëmjen e së mërkurës nga drejtuesit e Terminalit B në aeroportin LaGuardia të New York-ut ka reflektuar shqetësimin e stafit për mungesën e informacionit rreth uljes së fluturimeve që do të shkaktohej nga bllokimi i qeverisë federale në SHBA.

“Nga momenti që mund të jemi në listën e aeroporteve të prekura nga reduktimi i fluturimeve, ju kërkojmë të na informoni për çdo të dhënë që keni”, shkruhej në mesazh, i dërguar tek pesë linja ajrore amerikane.

Shkak për shqetësimin është bërë njoftimi i Departamentit të Transportit dhe FAA-së që paralajmëronte një ulje prej 10% të fluturimeve duke filluar nga e premtja, ndërsa punonjësit e kontrollit të trafikut ajror punojnë prej më shumë se një muaji pa pagë. Megjithatë, autoritetet nuk dhanë detaje për aeroportet e sakta që do të preken, duke lënë stafet e aeroporteve dhe kompanitë ajrore në paqartësi për orë të tëra.

Vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të vendimit, FAA-ja publikoi urdhrin emergjent me listën e 40 aeroporteve dhe kuotat e anulimeve, duke nisur nga 4% dhe duke shkuar në 10% pas një jave. Për këtë periudhë, kompanitë ajrore kanë zgjedhur të anulojnë fluturimet drejt destinacioneve me më shumë frekuenca ose aeroplanë me kapacitet të ulët, duke ruajtur lidhjet ndërkombëtare dhe ato që mbajnë operacionet kryesore të rrjetit të tyre.

Përkundër planeve, mungesa e informacionit ka krijuar kaos: aeroportet ishin duke pyetur kompanitë dhe publiku po kontrollonte vazhdimisht faqet dhe rrjetet sociale për të mësuar për anulimet.

Ditën e parë të uljes së fluturimeve, rreth një mijë fluturime u anuluan pa incidente të mëdha, por Sekretari i Transportit Sean Duffy paralajmëroi se, nëse “shutdown”-i nuk përfundon, reduktimi mund të arrijë deri në 20%, një masë e paprecedentë. Edhe në momentet e pikut, mungesa e kontrollorëve të fluturimit shkaktoi vonesa deri në katër orë në disa aeroporte, përfshirë Washington-in.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit