Shpirti

Mos i humb

Titulli: Shpirti
Autori: Ibn Kajim el-Xhevzijje
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Viti i botimit: 2007
Vendi: Zürich
Faqe: 464, me kopertina të trasha

Lexues i nderuar! Libri Err-Rruh i Ibn Kajjimit është libri më i mrekullueshëm në temën e tij, i veçantë, i pazëvendësueshëm, i paparë në të kaluerën
dhe në të tashmen me një qasje të tillë. Ai solli para lexuesit 21 studime rreth shpirtit, e pothuajse nuk mbeti që të shtohet diç më shumë.
Ky libër mund të jetë edhe një studim tepër i nevojshëm për botën bashkëkohore intelektuale, e cila dëshiron të thellohet në brendinë njerëzore, në komponentët në të cilët është krijuar njeriu, ndërsa shpirti është esenca e njeriut, pa të nuk ka jetë. Por, ky libër është edhe përgjigje për shumë pyetje rreth shpirtit, të cilat mund t’i shtrojnë dijetarët islamë dhe, thënë shkurtë, është zgjidhje e shumë problematikave të hershme e bashkëkohore shpirtin.

Ibn Kajjimi, Allahu e pastë mëshiruar, u mundua në këtë libër t’i argumentojë mendimet e tij me citate Kur’anore, me hadithe të ndryshme, disa
të cilat ishin të sakta e disa të dobëta, si dhe me argumente nga jeta praktike.

Nuk do të thotë që mund të besohet e gjithë ajo që u transmetua në këtë libër, por mendoj se shumë çështje mbesin të besohen, apo të mohohen edhe nga praktika e përgjithshme njerëzore, si dhe nga praktika e jonë bashkëkohore. Ai, disa mendime të tij, u mundua t’i vërtetonte edhe nga përjetimet e njerëzve të devotshëm, gjë që, për mendimin tim, ato janë të rëndësishme, përderisa vërtetohet transmetimi i tyre. Të mos harrojmë se besimtarët janë të kategorive të ndryshme ne zbatimin e ligjeve të Allahut dhe në nënshtrimin e tyre ndaj Tij, kështu që ata dallojnë dukshëm edhe ne përgatitjen e tyre shpirtërore dhe ne mundësinë e pranimit të inspirimeve të Allahut të madhëruar në shpirtrat e tyre. Kjo ka bërë që edhe Sahabët (r.a.), të cilët ishin besimtarët më të mirë, të dallojnë ne shpirtrat e tyre, ta zëmë Ebu Bekri (r.a.) u bë i njohur me shumë cilësi, por tek ai më së shumti dallohej sinqeriteti, derisa te Omeri (r.a.) trimëria dhe vendosmëria në fe, te Othmani (r.a.) butësia dhe turpi në fe, tek Aliu (r.a.) trimëria dhe dituria në fe, e kështu me radhë.

Ky është një libër i ndritur, me dobi të madhe, me interes të madh, ai të bën asket në këtë botë dhe të mëson për pozitat e larta në botën e ardhme. Për këtë temë nuk është hartuar diçka e ngjashme në botë si ky libër, që do t’i përfshinte veçoritë e botës së ardhme nga aspekti i shpirtit, i vdekjes, i jetës, i ilustruar dhe argumentuar me fakte të prera nga Kur’ani, suneti dhe gjurmët e të parëve, si dhe nga thëniet e lajmërimet e dijetarëve dhe ëndrrat e njerëzve të mirë. Unë vendosa ta recensoja dhe ta shfaqja në opinion këtë libër me vlerë, meqë është ushqim i muslimanit, i cili ofron njohuri të shumta për botën e ardhme. Në të është jeta e të parëve në këtë botë e në boten e ardhme dhe dënimi i jobesimtarëve të humbur, të cilët nuk e besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij (s.a.v.s.). Unë e lus Allahun e madhëruar gë të na mbrojë nga devijimet dhe rrëshqitjet, të na i mundësojë nijetin, fjalën dhe punën e mirë, të ngrejë pozitat e autorit të tij në xhenetin më të lartë (në Firdevs) dhe të na bashkojë me të Dërguarin tonë, Muhamedin (a.s.).

Përmbajtja:

A kanë njohuri të vdekurit për vizitën dhe përshëndetjen e të gjallëve?
Çka thonë shpezët ditën e Xhuma
I vdekuri ndihet i lumtur me përcjellësit e xhenazes së tij
Leximi i Kur’anit në momentin e varrimit
Leximi i Kur’anit te varret pas ceremonisë së varrimit
Të vdekurit pyesin për të gjallët dhe janë në dijeni për fjalët dhe veprat e tyre
Fakte që tregojnë se të vdekurit dëgjojnë
Njoftimi i të vdekurve çka ka ndodhur me familjet e tyre pas vdekjes sä tyre dhe në çdo rast
Tregimi për testamentin e Thabit bin Kajsit r.a. pas vdekjes së tij
Ebu Bekri dhe zbatimi i vasijetit (testamentit) të Thabit bin Kajsit që e la në ëndërr pas vdekjes së tij
A takohen, a vizitohen dhe a bisedojnë shpirtat e të vdekurve?
Të përmendurit e Dexhallit dhe Jexhuxhit e Mexhuxhit Hadithet që argumentojnë se shpirtrat e të vdekurve takohen dhe njihen
A takohen shpirtat e të gjallëve dhe shpirtat e të vdekurve?
Tregimi për vdekjen e Malik bin Dinarit, Allahu e pastë mëshiruar
Tregimi për Rexha’ë ibni Hajeve
Tregimi për pamjen e Rabies në ëndërr pas vdekjes sä saj
Përjetimi i Asim EI-Xhanderiut në ëndërr nga disa anëtarë të familjes sä tij
Tregimi për paraqitjen e Murretu EI-Hemdhani në ëndërr
Tregimi për paraqitjen në ëndërr të Uvejs el-Karnit pas vdekjes
Ekspozimi i punëve të mira dhe mëkateve para shpirtrave
Ëndrra e Omer bin Abdul- Azizit me të Dërguarin a.s. dhe katër Halifet rashidin
Ëndrra e Muadh bin Xhebelit r.a. dhe përjetimi i kënaqësive
Paraqitja në ëndërr e Besher EI-Hafit, Zoti e mëshiroftë
Ndjekja e gjurmëve dhe shoqërimi i të zgjedhurve të shpëtojnë nga zjarri i xhehenemit dhe të afrojnë te Zoti i gjithëfuqishëm
Argumente racionale rreth takimit të shpirtrave
Ëndrrat
Tri pyetjet e shpejta për Aliun r.a. dhe përgjigjet e tyre
A vdes shpirti, apo vetëm trupi?
Një kërkim rreth kuptimit për vdekjen; çka është ajo?
A dallohen shpirtrat nga njëri-tjetri?
A marrin pamjen e trupave kur veçohen prej tyre?
Shpirti ka esencën dhe vetëqenien, sipas bazave të Ehlu Sunetit
A kthehet shpirti tek i vdekuri në varrin e tij?
Të parët e të dërguarve të tjerë nga ana e Muhamedit a.s. natën e Isras
Argumentimi për dëgjimin e të vdekurve
Të përmendurit e gjendjes së largimit të shpirtit të besimtarit dhe shpirtit të jobesimtarit dhe sa qëndrojnë në varr të ndarë
A i përfshin ndëshkimi në varr trupin dhe shpirtin së bashku, apo shpirtin pa trupin, ose trupin pa shpirtin?
A merr pjesë trupi gjatë begatimit, ose ndëshkimit
të shpirtit në varr?
Në doktrinën selefiste – i vdekuri e përjeton shpërblimin dhe dënimin me trup dhe shpirt
Rikujtimi i haditheve që flasin rreth ndëshkimit në varr dhe çështjes sä Munkerit dhe Nekirit
Ndëshkimi në varr dëgjohet nga kafshët
Tregimi i çuditshëm për ndëshkimin në varr dhe dëgjimi i tij nga ana e kafshëve
Hadithet që flasin për shtangimin e varrit
Ndëshkimi në varr
Ndëshkimi i varrit i përfshin të gjithë ata që vdesin
Ndëshkimi në varr për ata që gënjejnë
Ndëshkim në varr për atë që falet pa avdes dhe kalon pranë dikujt që po i bëhet e padrejtë dhe nuk i ndihmon
Tregimi për ngjarjen e Isras
Ndëshkimi për ata që përtojnë të falen
Ndëshkimi për ata që i janë shmangur Zeqatit
Përgjigje ateistëve dhe mynafikëve që e mohojnë ndëshkimin dhe shpërblimin në varr
Të përmendurit e çështjeve të cilat i njeh përgjigjja për ateistët dhe dyfytyrëshit
A përmendet dënimi varrit në Kur’an?
Shkaqet e dënimit në varr
Veprat që të shpëtojnë nga dënimi i varrit
Dobia e Sures Mulk
Kush vdes nga muslimanët ditën e xhuma, ose natën e xhuma, shpëton nga ndëshkimi i varrit
Cilat janë llojet e ndëshkimeve të varrit që mbrohen nga llojet e veprave të mira që i ka bërë gjatë jetës në dynja
Pyetjet në varr a i përfshijnë njësoj si muslimanët, mynafikët dhe jobesimtarët, apo është e veçantë vetëm për muslimanët dhe mynafikët?
Pyetja e Munkerit dhe Nekirit a është e vetëm për këtë umet, apo edhe për umetet e tjera?
A sprovohen fëmijët në varre?
A është dënimi i varrit i pandërprerë, apo i përkohshëm? Vendqëndrimi i shpirtrave pas vdekjes deri në Ditën e Gjykimit
Sqarimi i pohimeve që thanë se shpirtrat qëndrojnë në xhenet
Sqarimi i fjalës sä Muxhahidit se shpirtrat nuk vendosen në xhenet
Sqarimi i thënies se shpirtrat qëndrojnë në varre
Rreth qëndrimit: Shpirtrat janë tek Allahu i Madhëruar
Sqarim rreth qëndrimit se shpirtrat e besimtarëve janë në Xhabije dhe shpirtrat e jobesimtarëve janë në Hadramevt
Sqarim rreth thënies: Shpirtrat e të vdekurve rubohen ne tokë
Sqarim rreth thënies: Shpirtrat e besimtarëve janë në Ilijjunë e të pabesimtarëve janë në Sixhin
Sqarim rreth idesë se shpirtrat gjenden në burimin e Zemzemit
Sqarim rreth mendimit: Shpirtrat janë në një pengesë të tokës, e lëvizin ku të duan
Sqarim rreth mendimit: Shpirtrat e besimtarëve janë në të djathtë të Ademit (a.s.) e ata të jobesimtarëve në të majtë të tij
Sqarim rreth qëndrimit të Ibn Hazmit se vendqendrimi i shpirtrave është atje ku ndodheshin para se të krijoheshin trupat
Sqarimi rreth tezës se shpirtrat pas vdekjes zhduken tërësisht
Sqarimi i mendimit se vendqëndrimi i shpirtrave pas vdekjes është trupa të tjerë
Mendimi më i saktë për vendgëndrimin e shpirtit
Për shpirtrat ekzistojnë katër vendqëndrime, secili prei tyre është më madhështor se paraardhësi
A përfitojnë diçka shpirtrat e të vdekurve nga përpjekjet e të gjallëve
Argumentimi mbi përfitimin e të vdekurit nga veprat që nuk ka qenë shkaktarë për to
Argumentimi për arritjen e sevapeve të sadakasë deri tek i vdekuri
Argumentimi i arritjes së sevapeve të agjërimit deri tek i vdekuri
Argumentimi për arritjen e sevapeve të Haxhit deri tek i vdekuri
Argumentet e mohuesve të arritjes së sevapeve të ibadeteve deri te të vdekurit
Argumentimi për mohimin e ndëshkimit të robit për shkak të veprave të tjerëve
Aspekti i argumentimit me hadithin “Kur të vdesë robi i Zotit..:’
Përgjigjja për thënien: Dhurata është transferim…
Përgjigjja ndaj thënies së tyre: Përshtypja për shkak të sevapit është papëlqyer
Përgjigje rreth idesë: Sikur të lejohej të dhuruarit për të vdekurit do të lejohej edhe për të gjallët
Përgjigje qëndrimit: Sikur kjo të lejohej, atëherë do të lejohej që ta dhuronte pasi ta kishte kryer atë punë të mirë për vetveten
Përgjigje ndaj thënies: Sikur të lejohej të dhuruarit, do të lejohej edhe dhuruarit nga shpërblimi i veprave obliguese që i ka obligim i gjalli
Përgjigje ndaj thënies: Obligimi është provim dhe sprovë dhe nuk prai përpjekje për të tjerët
Përgjigje ndaj thënies: Nëse•ka dobi prej punës së të tjerëve, do të kishte dobi pendimi dhe islami për të
Përgjigje ndaj thënies: Adhurimet, ose ibadetet, janë dy llojesh
Përgjigje ndaj atyre që e refuzuan hadithin: Kush vdes dhe i ka mbetul agjërimi
Përgjigje ndaj thënies: Se Ibni Abasi është bartës i hadithit për agjërimin kompensues për të vdekurin
Përgjigje ndaj thënies: Se hadithi ka kundërthënie për transmetuesit
Përgjigjja për gabimin e transmetimit të hadithit nga Ibni Abasi r.a. që zotimi i Umu Seadit ishte agjërim…
Për rikujtimin e fjalëve të dijetarëve rreth agjërimit për të vdekurin
Dallimi ndërmjet shpërblimit për shpenzimet dhe shpërblimit për haxhin
A kushtëzohet arritja e sevapit me fjalë se po e dhuron, apo mjafton vetëm me nijet?
A është shpirti Kadim (i vjetër, i pafillim) apo i krijuar?
Argumente për krijimin e shpirtrave
Debati ndërmjet Selefëve dhe Halefëve rreth kuptimit të shpirtit
A u krijuan shpirtrat më parë, apo trupat?
Argumentet e atyre që thanë se krijimi i shpirtrave i paraprin krijimit të trupave
Të përmendurit e argumenteve se shpirtërat janë krijuar pas krijimit të trupave dhe përgjigjja rreth asaj çka u argumentua nga ata që thanë se krijimi shpirtërave i paraprinë krijimit të trupave
Argumentimi i asaj se krijimi i shpirtrave është më i vonë se krijimi i trupave
Cila është e vërteta e shpirtit?
Të vërteta rreth shpirtit
Nefsi dhe Rruhi a janë një gjë, apo dy gjëra të ndryshme?
Pse u quajt Rruh dhe Nefs dhe dallimi ndërmjet tyre
Se Err-Rruh nuk është En-Nefs
A është nefsi një, apo tre?
Qetësia e shpirtit nga njohja e emrave të Zotit dhe të cilësive të Tij
Përgëzimi i shpirtit të qetësuar
Llogaritja dhe ndëshkimi
Shpirti qortues dhe gjendja e tij
Shpirti ngashërues i epsheve të këqija dhe gjendja e tij Shpirti i trazuar nga epshet e djallëzuara përballet nga shpirti i sigurt – i qetë
Shpirti i trazuar nga epshet djallëzore e sheh sinqeritetin si diçka të tmerrshme dhe trishtuese
Pamjet e besnikërisë dhe xhihadit e të tjerave dhe paradokset e tyre
Dallimi ndërmjet devotshmërisë dhe hipokrizisë
Dallimi ndërmjet shpirtit të ndershëm – fisnik dhe shpirtit arrogant
Dallimi ndërmjet angazhimit intensiv (vrull) dhe neglizhencës
Dallimi ndërmjet modestisë dhe përbuzjes
Dallimi ndërmjet forcës për zbatimin e urdhrave të Allahut dhe krenarisë me arrogancë në tokë
Dallimi ndërmjet bujarisë dhe shpërdorimit, shpenzimit të tepërt (abuzimit)
Dallimi ndërmjet dinjitetit ose krenarisë së ligjshme (mbresëlënies) dhe mendjemadhësisë
Dallimi në mes krenarisë dhe mburrjes
Dallimi ndërmjet trimërisë dhe zmbrapsjes, apo ikjes dinake
Dallimi ndërmjet paluhatshmërisë (vendosmërisë) dhe panikut
Dallimi ndërmjet bujarisë dhe koprracisë
Dallimi ndërmjet kujdesit dhe paragjykimit me dyshim të keq e të pabazë
Dallimi ndërmjet mprehtësisë dhe paragjykimit
Dallimi ndërmjet këshillës dhe përgojimit
Dallimi ndërmjet dhuratës dhe ryshfetit dhe dhënies së ryshfetit për mbrojtje nga padrejtësia (zullumi)
Dallimi ndërmjet durimit dhe ashpërsisë, ose rreptësisë pa ndjenja
Dallimi ndërmjet ndjesës dhe poshtërimit
Madhërimi i Allahut nga katër mbajtësit e Arshit Dallimi ndërmjet fitores ose triumfit dhe hakmarrjes Dallimi ndërmjet zemrës së shëndoshë dhe teveqelit, arrogancës dhe pakujdesisë
Dallimi ndërmjet vetëbesimit dhe mashtrimit
Dallimi ndërmjet lutjes dhe shpresës
Dallimi ndërmjet përmendjes së begative të Allahut dhe lavdërimit me to
Dallimi ndërmjet gëzimit të zemrës dhe gëzimit të shpirtit
Deklarimi i gëzimit më madhështor
Dallimi ndërmjet zemrës së butë dhe zemrës së shqetësuar e të merakosur
Dallimi ndërmjet ndjenjës dhe urrejtjes
Dallimi ndërmjet konkurrencës dhe xhelozisë ose zilisë Dallimi ndërmjet ambicies për udhëheqje dhe ambicies për të dominuar
Dallimi ndërmjet dashurisë për hir të Allahut dhe dashurisë me Zotin
Dallimi ndërmjet mbështetjes tek Allahu dhe pamundësisë ose dobësi
Dallimi ndërmjet këshillimit dhe pëshpëritjeve të djallëzuara
Dallimi ndërmjet prirjes nga Sundimtari dhe prirjes nga djalli
Dallimi ndërmjet atyre që nuk e teprojnë dhe atyre që neglizhojnë

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit