Skandali i Llogarasë/ Berisha: Konferenca e Ramës, e turpshme; Balluku përgjegjësi kryesor

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas publikimeve për skandalin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar qeverinë për presion mbi median dhe heshtje të organizuar ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Pas skandalit të Llogarasë, Luli Balluku, pas përplasjes për pallatet, nuk guxon dot asnjë gazetar apo gazetare ta pyesë për vjedhjet e saj. Në të gjitha konferencat gjatë këtyre viteve, kjo është më e turpshmja, që e tejkalon çdo konferencë tjetër. Shihni çfarë kontrolli! Se si ka arritur ai të detyrojë pronarët e mediave dhe gazetarët që të paraqiten në konferencë për shtyp pas një superskandali të tillë dhe të mos guxojnë t’i bëjnë asnjë pyetje të vetme.

Nuk ka aktakuzë më të rëndë se kjo. Mediat e botës dhe gazetarët në konferenca për shtyp guxojnë t’i bëjnë narkoshtetit pyetje për një superskandal, për një vjedhje prej 90 milionë eurosh në tunelin e Llogarasë.

Përgjegjësi numër një është Edi Rama. Në atë aferë të vendosur në Ankara, nuk mund të vendoste kurrë Luli Balluku. Lulia është masha e tij, instrumenti. ” – deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit